LajmeSport

Erkan Murseli largohet nga drejtimi i FC Shkupit

Trajneri i FC Shkupit, Erkan Murseli, ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij nga kjo detyrë. Vendimi është bërë publik përmes një komunikate, ku Murseli thekson se largimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit brenda klubit dhe mungesës së qartësisë institucionale.

Sipas tij, në klub po ndodhin lëvizje të padëshiruara, të cilat e kanë bërë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit në rrethanat aktuale. Murseli ka nënvizuar se postin e trajnerit e ka pranuar vetëm nga dashuria dhe respekti për FC Shkupin, duke dhënë maksimumin profesional dhe njerëzor, pa pasur mbulim apo siguri financiare.

“Unë, në cilësinë e trajnerit kryesor të klubit të futbollit FC Shkupi, njoftoj publikisht dorëheqjen time nga kjo detyrë. Vendimi im vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe lëvizjeve të padëshiruara që po ndodhin brenda klubit, si dhe mungesës së qartësisë institucionale.

Dëshiroj të theksoj se këtë detyrë e kam pranuar vetëm nga dashuria dhe respekti që kam për FC Shkupin, duke dhënë maksimumin tim profesional dhe njerëzor, pa pasur asnjë mbulim apo siguri financiare.

Në këto rrethana, e konsideroj të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. I uroj klubit stabilitet, qartësi drejtuese dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Murseli në rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close