LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani pret në Gostivar ambasadorin e Italisë z. Paolo Palminteri

Kretari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani gjatë ditës së sotme në komunën e Gostivarit ka pritur ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, z. Paolo Palminteri ku fokus i këtij bashkëbisedimi ishte ë disa fusha me rëndësi të veçantë, veçanërisht në art dhe kulturë, ku edhe më herët kemi realizuar me sukses aktivitete të përbashkëta me Ambasadën e Italisë. U diskutua gjithashtu për iniciativën e mësimit të gjuhës italiane në shkollat fillore, shkruan Top24

Sot zhvillova një takim me Ambasadorin e Italisë në vendin tonë, z. Paolo Palminteri.
Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në disa fusha me rëndësi të veçantë, veçanërisht në art dhe kulturë, ku edhe më herët kemi realizuar me sukses aktivitete të përbashkëta me Ambasadën e Italisë. U diskutua gjithashtu për iniciativën e mësimit të gjuhës italiane në shkollat fillore.
Po ashtu, u bisedua edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për miqësinë e veçantë që Gostivari kultivon me shtetin italian, duke pasur parasysh numrin e madh të bashkëqytetarëve tanë që prej vitesh jetojnë dhe veprojnë në Itali, duke ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes dy vendeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close