LajmeMaqedoniTopLajm

Ligji për Akademinë/ Rregulla të reja për gjykatës e prokurorë, zgjedhje me meritokraci

Akademia e Shkencave dhe Arteve do të monitorojë rregullat e reja në Ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror dhe zbatimin e tyre. Propozim-ligji i ri parashikon pranim vjetor të kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publikë të përcaktuar sakë në numër nga Këshilli i Prokurorëve dhe Këshilli Gjyqësor. Kandidatët për Gjykatës dhe Prokuror nuk do të kalojnë më test psikologjie dhe integriteti por do të testohen si tre gjeneratat e para të Akademisë, nëpërmjet testimit kualifikues, pjesës së testimit me shkrim dhe testimit me gojë. Drejtorja e Akademisë thotë se definohen kritere të qarta meritokracie.

“Ne nuk mund të shmangim që të regjistrohen kandidatë që janë vajza dhe djem të gjykatësve dhe prokurorëve, nëse ata arrijnë rezultate të mira. Ja edhe unë jam fëmijë i një gjykatësi dhe prokurori por kam mbaruar gjenerata e parë në akademi dhe nuk mundet dikush të më ndalojë të regjistrohem”, tha Irina Trajkoska Strezoski, Drejtorja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror.

Nga Akademia për gjykatës dhe prokurori dhe nga Akademia e shkencave besojnë se ligji krijon bazë të mirë për zgjedhje me meritokraci dhe kthimin e besimit te gjykatësit dhe prokurorët

“Në trajnimin e parë ka orë për integritetin dhe etikën por mendimi im është që secili e krijon integritetin në familje dhe vazhdon ta ndërtojë. Ne sado që ta trajtojmë, në fund përsëri varet nga ai se si do të menaxhojë me presionet”, deklaroi Irina Trajkoska Strezoski, Drejtorja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror.

“Unë mendoj se ligji krijon bazë. Por kjo varet edhe nga personat në Këshillin programor, në bordin drejtues dhe në trupat tjerë në akademi që ta zbatojnë atë procedurë që të krijojnë kuadro që do të merret me rastet e korrupsionit sepse nëse ai është i pajisur mirë me njohuri dhe është i bindur në njohuritë e tij, nuk do të frikësohet nga presionet dhe nuk do të bie pre e korrupsionit”, u shpreh Vllado Kambovski, Akademik. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close