
Pas zgjedhjeve të parakohshme, vëmendja është kthyer tek hapat e parë për funksionalizimin e institucioneve të legjislaturës së re.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë sinjalet e para për ekzekutivin e ardhshëm, duke konfirmuar se lista e mëparshme mund të pësojë ndryshime me disa emra të rinj.
Gazetari Vullnet Krasniqi tha se prioritet është respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq.
“Kurti ka folur për emra të rinj në qeverinë e tij, por pyetja kryesore është se pari të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Mund të flasim për emra sa të duam, por nuk mund të shkojmë më tej pa e respektuar këtë vendim”, tha Krasniqi.
Të njëjtin mendim e ndau edhe gazetari Ardian Gaxherri, duke thënë se sipas analizës së Kurtit, hapat janë të qartë.
“Pajtohem me analizën e Vullnetit, bile ksaj veç po ia shtoj për më ia vërtetu atq që thotë Vullneti. Z.Kurti vet na thotë hap pas hapi, ai thotë se së pari Kuvendi pastaj Qeveria, kallxo njëherë se sesi Kurti do me bë Kuvend, a do me votu anëtarin e Listës Serbe si përfaqësues të tyre në kryesi të Kuvendit, e pastaj dalim te emrat e Qeverisë”, tha Gaxherri. /Klankosova.tv
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:



