
Kristiano Ronaldo është shfaqur sot përsëri në stërvitje me skuadrën e Al Nasr, pas bojkotit të ndeshjes së fundit në kampionat në shenjë proteste ndaj merkatos së klubit.
Atij nuk i ka pëlqyer që fondi shtetëror PIF, i cili menaxhon skuadra të ndryshme në kampionatin arab, vendosi të investonte te Al Hilal duke dërguar atje edhe Karim Benzema, ndërsa te Al Nasr nuk janë bërë lëvizje të rëndësishme të merkatos.
Në një situatë të tillë, në Arabi Saudite po mendojnë që për të qetësuar Ronaldon, i cili po u prish imazhin, mund të lënë të largohet futbollistin, i cili ka nevojë të luajë për të mbajtur veten në formë para Botërorit 2026. Zgjidhja e përkohshme e problemeve të tij mund të jetë MLS, ku disa klube kanë shfaqur interes për ta huazuar për muajt e ardhshëm.



