LajmeMaqedoniSport

Isa Elmazi dhe Erdona Ziberi pjesë e kampionatit Evropian për Kadetë, Juniorë dhe U21, falë trajnerit Arlind Huesinit

Sot, dy anëtarët e klubit “Fati” nga Tetova, Isa Elmazi dhe Erdona Ziberi, si pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në karate, u nisën drejt Kampionatit Evropian për Kadetë, Juniorë dhe U21, i cili do të zhvillohet nga 6 deri më 8 shkurt në Limassol të Qipros, së bashku me trajnerin e tyre, #Arlind Huseini. Isa Elmazi, në kategorinë -70 kg (kadetë), do të garojë ditën e parë të kampionatit, të premten më 6 shkurt, ndërsa Erdona Ziberi, në kategorinë U21 +68 kg, do të garojë të shtunën, më 7 shkurt. Duke pasur parasysh historikun e suksesshem të klubit tonë, me pesë medalje të arta të fituara në Kampionate Evropiane, besojmë dhe presim që kjo traditë suksesi të vazhdojë edhe më tej. Të dy garuesit tanë janë sportistë cilësorë, të përgatitur maksimalisht dhe me ambicie të qarta për arritje të reja ndërkombëtare. Urojmë suksese dhe paraqitje dinjitoze ne Kampioantin Europian ne Limassol Qipro!

Related Articles

Back to top button
Close
Close