BotaLajme

Përfundon paqja 7 ditore, Rusia rifillon sulmet në Ukrainë, godet disa qytete

Rusia ka rifilluar sulmet ajrore gjatë natës ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës, duke goditur kryeqytetin Kiev me raketa balistike dhe dronë, vetëm pak orë pas përfundimit të një pauze të përkohshme të dakordësuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

CNN raporton se shpërthime të forta janë dëgjuar në kryeqytet, ndërsa banorët janë detyruar të strehohen në stacionet e metrosë, me temperaturat që kanë rënë deri në –20 gradë Celsius.

Pauza e sulmeve ndaj qyteteve dhe infrastrukturës kryesore ishte rënë dakord javën e kaluar, pas një kërkese personale të presidentit amerikan Donald Trump, sipas Kremlinit, dhe pas bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, të parat të këtij lloji që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022.

Megjithëse autoritetet ukrainase thanë se gjatë ditëve të fundit nuk kishte pasur goditje direkte ndaj infrastrukturës energjetike, Rusia ka vijuar sulmet ndaj rrugëve logjistike dhe transportit, me pasoja të rënda në njerëz.

Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe për përfundimin e luftës në Ukrainë do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Abu Dhabi.

Në kushtet e dimrit ekstrem, sektori energjetik i Ukrainës ndodhet në një situatë kritike. Drejtori ekzekutiv i kompanisë më të madhe private të energjisë, DTEK, deklaroi se sistemi energjetik është në “modalitet mbijetese”, me dy nga pesë termocentralet jashtë funksionit dhe tre të tjerët që operojnë me kapacitet të ulët.

DTEK njoftoi se të dielën Rusia kishte kryer një sulm të madh ndaj minierave të qymyrit, duke goditur një autobus me minatorë dhe duke shkaktuar të paktën 12 viktima.

Related Articles

Back to top button
Close
Close