LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Më 10 shkurt do të shfaqet për herë të parë shfaqja e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në porfilin e tij ka ndarë lajmin se më 10 Shkurt në në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, publiku i Shkupit do të ketë mundësinë të ndjekë për herë të parë shfaqjen e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”. Kjo shfaqeje vjen si një bashkëpunim mes komunës së Çairit dhe ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, shkruan Top24

“Më 10 shkurt 2026, në ora 19:30, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, publiku i Shkupit do të ketë mundësinë të ndjekë për herë të parë shfaqjen e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”.
Kjo vepër e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, e kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të Nikolin Gurakuqit dhe në interpretim të solistëve, Korit dhe Orkestrës së Operës së Kosovës, përfaqëson një nga ngjarjet më të spikatura kulturore të vitit, duke sjellë në Shkup një mbrëmje të artit operistik me standarde të larta artistike, që ndërthur vlerat historike, identitetin kulturor dhe traditën muzikore shqiptare” shkruan Mexhiti përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close