BotaLajme

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe Iran, zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë dhe izraelitë takohen me dyer të mbyllura në Pentagon! A do të ketë luftë rajonale?

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë dhe izraelitë zhvilluan bisedime në Pentagon gjatë fundjavës, mes tensioneve në rritje me Iranin, thanë dy zyrtarë amerikanë për ‘Reuters’ të dielën, duke folur në kushte anonimiteti.

pentagoni

Takimi nuk u bë publik në media deri të dielën (1 shkurt).

Zyrtarët nuk dhanë detaje rreth bisedimeve me dyer të mbyllura midis gjeneralit amerikan Dan Cain, kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, dhe Eyal Zamir, shefit të Shtabit të Përgjithshëm Izraelit.

Takimi nuk ishte raportuar më parë në media.

SHBA-të kanë forcuar praninë e tyre detare dhe mbrojtjen ajrore në Lindjen e Mesme, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që ka lëshuar vazhdimisht kërcënime kundër Iranit, ndërsa ushtron presion mbi Republikën Islamike që të ulet në tryezën e negociatave.

Trump tha sot se shpreson të arrijë një marrëveshje me Iranin, një deklaratë që presidenti amerikan bëri vetëm disa orë pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se çdo sulm i SHBA-së ndaj Republikës Islamike do të shkaktonte “një luftë rajonale”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u takua sot me kreun e ushtrisë Zamir, pas bisedimeve të tij në Uashington, njoftoi zyra e ministrit izraelit, për të diskutuar situatën në rajon dhe “gatishmërinë operacionale” të ushtrisë izraelite për çdo skenar të mundshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close