
Mëngjesi i sotëm nga zbardhur me befasi për banorët e komunës së Tearcës duke i ballafaquar me afishe antishqiptare. Këto afishe vazhdojnë të provokojnë shqiptarët. Ndonëse rajoni i Tearcës nuk ka qenë i prekur nga provokimet me përmbajtje kërcënuese, kësaj radhe afishet janë shfaqur në stadiumin e Tearcës duke tentuar të nxisin tensione mes etniteteve, shkruan Top24
Banorët shqiptarë kanë reaguar duke shprehur habinë për këtë mbishkrim kur dihet se në ketë stadium frekuentojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Banorët kërkojnë nga policia që të ndërmerren veprime konkrete në zbardhjen e autorëve të këtij mbishkrimi.



