LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar përvjetorin e ish bashkëluftëtarëve të tij Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Ahmeti thekson  se “Edhe pse ranë fizikisht 29 vjet më parë, vepra e tyre nuk u shua. Ajo jeton në ndërgjegjen tonë kolektive, në lirinë që sot gëzon Kosova dhe në detyrimin tonë për ta mbrojtur të vërtetën historike.” përcjellë Top24
Në kujtesën tonë kombëtare, emrat e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës janë të lidhur përjetësisht me zgjimin e rezistencës për liri.
Të formuar që herët në frymën e atdhedashurisë dhe përgjegjësisë kombëtare, ata zgjodhën rrugën më të vështirë: veprimin. Nga vendosmëria dhe guximi i tyre mori hov rezistenca e armatosur, e cila u shndërrua në zë të fuqishëm lirie dhe themeli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe pse ranë fizikisht 29 vjet më parë, vepra e tyre nuk u shua. Ajo jeton në ndërgjegjen tonë kolektive, në lirinë që sot gëzon Kosova dhe në detyrimin tonë për ta mbrojtur të vërtetën historike.
Mbi gjakun e tyre, mbi sakrificën e tyre u ndërtua shteti i pavarur i Kosovës.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close