Nga 2028 gjithçka ndryshon, UEFA kopjon Champions League për kombëtaret

Pas revolucionit në kompeticionet e klubeve, UEFA po përgatit një tjetër ndryshim të rëndësishëm, këtë herë për kombëtaret.

Sipas konceptit të ri, Liga e Kombeve do të kalojë nga katër në tre liga, me 18 skuadra secila. Çdo ligë do të ndahet në grupe dhe ekipet do të luajnë gjashtë ndeshje ndaj pesë kundërshtarëve të ndryshëm, me sistem shtëpi–transferim. Për shkak të numrit total prej 55 kombëtareve, Liga C do të ketë një grup me shtatë skuadra.

Formati i detajuar pritet të marrë miratimin përfundimtar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s gjatë shtatorit. Ndryshimet do të zbatohen pas Europianit 2028. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ka argumentuar se reforma synon të rrisë vlerën e futbollit të kombëtareve, të përmirësojë konkurrencën dhe të shmangë ndeshjet që nuk kanë peshë të madhe sportive.