LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendëskryeministri Nikollovsski jep detaje se si do të zgjidhet me BE-në çështja e transportuesve

“Bëhet fjalë për dokument prej 19 faqesh, i cili mbulon plotësisht rregullat e reja të zonës Shengen dhe aty ka një fjalë kyçe, pikërisht në këtë pjesë që e theksova në postimin tim, ku shoferët e kamionëve, ose transportuesit, pranohen si profesionistë, me kategoritë e tjera të përmendura këtu, si sportistët, artistët, etj., që është hera e parë që BE-ja e ka zgjidhur problemin në këtë mënyrë. Në thelb, ishte edhe një nga mënyrat për të dalë nga problemi, sepse kur transportuesit filluan protestat, ata kërkonin të fillonte dialog që do ta zgjidhte problemin, u ofruan tre zgjidhje dhe kjo është një nga tre zgjidhjet”, tha zëvendëskryemnistri Nikolloski i ftuar në TV Sitel.

Qytete të tëra në Maqedoni, siç tha Nikollovski, jetojnë nga transporti, siç është Gjevgjelia, Radovishi, Bogdanci si një vend më i vogël, por edhe Kavadari.

“Dëshiroj të uroj të gjithë ata njerëz të guximshëm që dolën në protesta këto ditë, të cilët treguan se problemi është vërtet serioz. Të uroj për vendosmërinë e tyre, guximin e tyre, pata nderin t’i vizitoja dhe t’i mbështesja. Dola me ta dhe mendoj se treguan se problemi është vërtet i madh dhe se duhet t’i qasemi seriozisht dhe se ishin unikë dhe këmbëngulës, askush nuk arriti t’i thyejë, dha rezultate”, theksoi Nikolloski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close