
Kryetari i komunës së Çarit, Izet Mexhiti në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së sot morri pjesë në mbledhjen e dytë të bordit Drejtues të BNJVL-së, ku së bashku me me ministrin për Administratë Publike, z. Goran Minçev, u prezantua softueri i ri për menaxhimin e resurseve njerëzore, i cili do t’u mundësojë edhe njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre një administrim më efikas dhe modern, shkruan Top24
Sot mora pjesë në seancën e dytë të Bordit Drejtues të BNJVL-së, në cilësinë e nënkryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të RMV-së.
Në këtë takim, së bashku me ministrin për Administratë Publike, z. Goran Minçev, u prezantua softueri i ri për menaxhimin e resurseve njerëzore, i cili do t’u mundësojë edhe njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre një administrim më efikas dhe modern.
Gjatë seancës emëruam përfaqësuesit e BNJVL-së në trupa punues dhe organizata vendore e ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, NALAS dhe ARLEM, ku do të përfaqësohen interesat e pushtetit lokal. Po ashtu, në periudhën në vijim do të kompletohet përbërja e komisioneve brenda BNJVL-së me përfaqësues nga fusha të ndryshme me rëndësi për komunat.
Shqyrtuam dhe përkrahëm disa iniciativa të rëndësishme, përfshirë iniciativën qytetare “Stop për USJE”, si dhe çështjet e ngritura nga ADKOM lidhur me sfidat e ndërmarrjeve publike komunale.
Angazhimi im mbetet i palëkundur për forcimin e pushtetit lokal dhe për mbrojtjen e interesave të komunave dhe qytetarëve tanë.



