LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Kosova ndalob importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut, prani e e sëmundjes “Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovës”

Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një njoftimi ka njoftuar se ka ndaluar importin e deleve dhe dhive në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, përshkak të pranisë së sëmundjes së  “Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovo”, shkruan Top24

Në një njoftim, AUV thekson se deri te vendimi erdhi pas raporteve zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), se në Maqedoni të Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovo.

Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalohet importi i kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe i nënprodukteve të tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës.
Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual”, thuhet në vendimin e Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close