
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje europiane, Bekim Sali në emisionin Intervista në Alsat-M ka folur për ligjin për “Balansuesin” duke theksuar se ky mekanizëm është hequr nga qeveria teknike në shkurt të vitit 2024. Sali theksoi se kanë hasur në një situatë ku nuk kanë pasur një garancë institucionale për realizimin e konkurseve dhe në muajn e parë të qeverisjes në qershor dhe korrik të 2024 dhe kishim një periudhe kur nuk aritëm të kemi punësime të barabarta, shkruan Top24
“Deri sa u emërua ekzekutivi i ri. Duhej ti relizojmë konkurset para zgjedhjeve. Duhet të përkujtojmë opinionin se Balansuese nuk është hequr nga ne por me iniciativë të qeverisë paraprake teknike në muajn shkurt të vitit 2024. Ne hasëm një situatë pa Balansues, pa garancë institucionale për realizimin e konkurseve dhe në muajn e parë të qeverisjes në Qershor dhe Korrik të vitit 2024 kishim një periudhë kur nuk aritëm të kemi realizim të punësime të barabarta sepse nuk kishim as Balansues as instrument tjetër ndërsa sot kemi ligj që e kemi përgaditut”, tha Sali përcjellë Top24



