Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj ligjeratës së mbajtur nga na e gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Ahmeti thekson se kjo ngre shqetësime serioze mbi mënyrën se si çështje jashtëzakonisht të ndjeshme historike dhe gjyqësore prezantohen para nxënësve. Edukimi kërkon përgjegjësi, ekuilibër dhe respekt për të vërtetën në tërësinë e saj, shkruan Top24
Ahmetin thekson më tej se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si domosdoshmëri historike dhe si përgjigje ndaj shtypjes sistematike. Ajo ishte një luftë për liri dhe dinjitet, jo një projekt kriminal. Kjo e vërtetë nuk mund të shtrembërohet e as të relativizohet përmes interpretimeve selektive.”
Sipas tij “Proceset gjyqësore duhet të zhvillohen në institucionet përkatëse, me respekt të plotë për parimin e pafajësisë. Ndërkohë, shkollat duhet të mbeten hapësira të dijes së balancuar, ku të rinjtë informohen pa paragjykime dhe pa imponim narrativesh”
Historia nuk është pronë e askujt për ta deformuar, e aq më pak për t’ua transmetuar brezave të rinj përmes narrativave të njëanshme dhe tendencioze.
Ligjërata e mbajtur në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë ngre shqetësime serioze mbi mënyrën se si çështje jashtëzakonisht të ndjeshme historike dhe gjyqësore prezantohen para nxënësve. Edukimi kërkon përgjegjësi, ekuilibër dhe respekt për të vërtetën në tërësinë e saj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si domosdoshmëri historike dhe si përgjigje ndaj shtypjes sistematike. Ajo ishte një luftë për liri dhe dinjitet, jo një projekt kriminal. Kjo e vërtetë nuk mund të shtrembërohet e as të relativizohet përmes interpretimeve selektive.
Proceset gjyqësore duhet të zhvillohen në institucionet përkatëse, me respekt të plotë për parimin e pafajësisë. Ndërkohë, shkollat duhet të mbeten hapësira të dijes së balancuar, ku të rinjtë informohen pa paragjykime dhe pa imponim narrativesh.
Kujtesa historike ndërtohet me përgjegjësi dhe të vërteta. Brezat e rinj meritojnë qartësi, kontekst dhe respekt për sakrificën që solli lirinë.
Gjykata, në ushtrimin e mandatit të saj, duhet të reflektojë edhe mbi këto qasje që rrezikojnë të deformojnë procesin dhe perceptimin për të.