LajmeMaqedoni

Faton Ahmeti mbështet gazetaren Liridona Vejseli: Liria e shprehjes dhe e informimit është themel i demokracisë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dalë në mbështetje të gazetares së PaCensurë, Liridona Vejseli duke theksuar se Liria e shprehjes dhe e informimit është themel i demokracisë dhe gazetaria për çështje me interes publik nuk duhet të ndëshkohet, shkruan Top24

Shpreh mbështetje për gazetaren Liridona Vejseli lidhur me vendimin gjyqësor që ka nxitur reagime të shumta në opinion.
Liria e shprehjes dhe e informimit është themel i demokracisë dhe gazetaria për çështje me interes publik nuk duhet të ndëshkohet.
Respektimi i gjyqësorit është i rëndësishëm, por po aq i rëndësishëm është garantimi i standardeve evropiane për lirinë e medias dhe mbrojtja e gazetarëve nga presionet që rrezikojnë fjalën e lirë.
Solidaritet me gazetaren dhe me çdo gazetar që informon publikun me përgjegjësi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close