LajmeMaqedoniTopLajm

Nisin protestat, në rrugë deri sa të rriten pagat

Protestës së të mërkurës i janë bashkuar Sindikata e punonjësve të kulturës, Sindikata e policisë, e punonjësve të arsimit dhe shkencës, e punonjësve të administratës dhe gjyqësorit, të ndërtimit, tekstilit, tregitisë.. e të tjera. LSM ka paralërmëruar përshkallëzimin e protestave deri në grevë të përgjithshme, në rast se kërkesat e tyre për rritjen e rrogave nuk do të plotësohen

Evis HALILI

Shkup, 27 janar – Lidhja e Sindikatave (LSM) ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestave nëse pas protestestës së të mërkurës kërkesat e tyre për rritjen e rrogave nuk do të plotësohen, që nuk përjashton pas të mërkurës as grevë të përgjithshme, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat për të arritur kërkesat. Protesta nis pasdite para Shtëpisë së Punëtorëve për të vijuar para Parlamentit, Dhomës së Tregtisë dhe Qeverisë, shkruan gazeta KOHA.

“Kemi protestuar të dielave, kemi protestuar në festa, kemi protestuar gjatë orarit të punës, tani po protestojmë kur shumica e punëtorëve kanë mbaruar detyrat e tyre të punës, dhe për këtë arsye, pas orarit të punës për të protestuar për paga”, thuhet në apelin e LSM.

Protestës së të mërkurës i janë bashkuar Sindikata e punonjësve të kulturës, Sindikata e policisë, e punonjësve të arsimit dhe shkencës, e punonjësve të administratës dhe gjyqësorit, të ndërtimit, tekstilit, tregitisë.. e të tjera. “Sindikata e Policisë, si një nga sindikatat më të mëdha për nga numri i anëtarëve, e mbështet plotësisht këtë kërkesë të paraqitur grupeve parlamentare para miratimit të Buxhetit të vitit 2026, një rritje prej 20 për qind të pagave në MPB, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Forcat e Armatosura dhe Policinë Financiare. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Sindikatës së Policisë të marrin pjesë aktive dhe dinjitoze në protestën e paralajmëruar”, apelon SPM. Apeli i drejtohet edhe punonjësve të kulturës.

“Nga shpërfillja sistematike e Marrëveshjeve Kolektive, përmes uljes së pagave të punonjësve të kulturës me 3 për qind deri te shpërfillja e plotë e detyrimeve ligjore nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. U miratuan ligje jokushtetuese që shfuqizuan drejtpërdrejt MK, ndërsa arbitrariteti i ministrit dhe drejtorëve të caktuar u bë praktikë e përditshme”, thuhet në apelin e SPK. Ndërkohë që prej fillimit të kësaj jave vijon bllokada e transportuesve të Maqedonisë, që i janë bashkuar shoferëve të kamionëve nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia duke bllokuar kalimet kufitare, në shenjë proteste kundër rregullave për qëndrim në zonën Shengen.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për koment lidhur me protestën që nesër pasdite do ta organizojë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritjen e pagës minimale në 600 euro, tha se “çdokush ka të drejtë të protestojë”. Ai theksoi se paga minimale ligjërisht rritet në mars.

“Në pajtim me ligjin, paga minimale do të rritet në mars, gjegjësisht pagat që do t’i marrin punëtorët në prill për marsin do të jenë të rritura. Ne kemi thënë se do ta mbështesim çdo zgjidhje që sindikata qo ta arrijnë me punëdhënësit në dialog dypartiak”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së punës në Gazi Babë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për nesër paralajmëroi, në të cilën do të kërkojë pagë minimale prej 600 eurove, rritje e të gjitha pagave tjera për njëqind euro dhe jetël dinjitoze të punëtorëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close