LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Selami betohet si avokat i popullit para kryetarit të parlamentit Afrim Gashi

Avokati i popullit Faton Selami pasi mori besimin në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sot edhe zyrtarisht ka bërë betimin e tij si avokat i popullit para kryetarit të parlamntit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, shkruan Top24

“Sot, Avokati i sapozgjedhur i Popullit, z. Faton Selami, dha deklaratën e tij solemne. Me këtë akt formalizohet marrja e detyrës në një institucion me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Zgjedhja dhe konstituimi i këtij institucioni, i cili për një periudhë ishte pa udhëheqje dëshmon se dialogu dhe përgjegjësisa institucionale është rruga e duhur për forcimin e institucioneve demokratike. I urova z. Selamit sukses në ushtrimin e mandatit të tij, duke vepruar me profesionalizëm, integritet dhe pavarësi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.” shkruan Afrim Gashi, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close