
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë sot i pranishëm në protestën e opozitës para kryeministrisë.
Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli dhe Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij.
Prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre politike.
Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.
ervin salianji1
salianji ne protesten e opozites (1)salianji ne protesten e opozites (2)salianji ne protesten e opozites (3)salianji ne protesten e opozites (4)salianji ne protesten e opozites (5)salianji ne protesten e opozites (6)salianji ne protesten e opozites (7)



