
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij ka ftuar të gjithë mbështetësit dhe strukturat që mbështetën në një koktej falenderues që do të mbahet më 26 Janar e Diell në reatorant Bocata në Gradec, shkruan Top24
Të dashur aktivistë të Aleancës Kombëtare për Integrim – Dega Vrapçisht,
Me ndjenjë të veçantë mirënjohjeje ju ftoj të merrni pjesë në Takimin Falënderues, i cili organizohet për të shprehur falënderimin tonë të sinqertë për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin tuaj gjatë gjithë fushatës, e cila rezultoi me fitoren e madhe të 11 janarit.
Ju mirëpresim!




