
Taravari vlerëson se mospërfshirja e vendit në Bordin Ndërkombëtar të Paqes, ku marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria, është një sinjal për nevojën për të qartësuar pozicionet strategjike të vendit.
“Si shqiptar, ndihem mirë që Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Por si qytetar i Maqedonisë së Veriut, sigurisht që ndihem i anashkaluar. Kjo është një thirrje e hapur që të jemi më të qartë në pozicionet tona, veçanërisht në rrugën që duam të ndjekim”, tha Taravari, përcjellë Top24



