
Sekretarini përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postmi në profilin e tij ka reaguar për akuzat e lëshuara sot nga VMRO-DPMNE duke shtuar se këto akuza të pushtetit vijnë në momentin kur kur BDI i tha Jo “Safe Citi-t” në formën e propozuar, shkruan Top24
Ditën kur BDI tha “JO” për projektin “Safe City” në formën e propozuar, u aktivizua refleksi i njohur i pushtetit: jo argumente, por shpifje; jo përgjigje, por trillime.
Dafina e VMRO-DPMNE-së doli publikisht duke fabrikuar “takime” dhe “oferta”, sikur shteti të ishte teatër, e Kuvendi skenë për improvizime politike. Kur mungojnë faktet, shpiken dialogë; kur s’ka përgjigje, prodhohet tym.
Ta sqarojmë pa ekuivok: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka pasur asnjë takim me të dhe nuk ka pasur kurrë pazare për hyrje në Qeveri. Kaq. Ne nuk jemi VREDI dhe ajo e di mirë këtë. Çdo gjë tjetër është fantazi për konsum ditor, e ndërtuar me qëllim të qartë politik
Pse kjo zhurmë? Sepse po bëhet e dukshme loja: padroni mbron vazalin. Duhet një alibi për të mbuluar realitetin politik që po konsolidohet, boshti VMRO–VREDI–Levica dhe servilizmi i atyre që qëndrojnë në pushtet me çdo kusht, edhe kur nuk përfaqësojnë askënd përveç interesit të tyre personal.
Kur një koalicion nuk ka legjitimitet, i rritet propaganda. Kur mungon drejtësia, shtohet shpifja.





