LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori Arsovski e pezulloi në mënyrë të paligjshme dhe ia ndaloi hyrjen oboistes Petrushevska, Sindikata e Kulturës kërkon mbrojtje nga Ministri Ljutkov

“Pastaj, deklarata e dirigjentit mysafir Eduard Ambartsumyan është evidentuar me datë 21.05.2025, për të cilën unë nuk jam thirrur të deklarohem dhe kurrë nuk kam marrë një denoncim të tillë, duke pasur parasysh faktin se më datën 21.05.2025 as nuk kam marrë pjesë në ndonjë projekt që kishte lidhje me Ambartsumyan. Ndërsa pretendimet në përmbajtjen e denoncimit janë totalisht të manipuluara dhe të pasakta. Kështu unë konkludova se kisha qenë një cak i paracaktuar, me një vendim tendencioz që flet për një organizim paraprak. Kur erdha ta marr vendimin për pezullim në ditën e parë të punës pas datës 16.01, që është data 20.01.2026, më thanë të pres sepse do të më jepnin edhe një dokument tjetër, për të cilin me sa e kuptova unë ishte duke u përgatitur. Edhe pse me datë dhe i arkivuar më 16.01 unë më 20.01 prita të më dorëzohej Propozimi për inicimin e procedurës disiplinore. Në këtë propozim data e deklaratës së Ambartsumyan ishte 16.01.2026 dhe në të është nënshkruar udhëheqësi artistik, i cili ka qenë në vendin e punës. Me këtë dokument që prita të përgatitej, por i datuar me datë tjetër, drejtoria u përpoq ta përmirësonte gabimin e saj me dokumentin e pezullimit. Ma bënë të ditur se pezullimi është ende në fuqi dhe se jam e padëshiruar në teatër. Sot, më 21.01.2026, drejtori ka caktuar një takim, në të cilin unë nuk pata mundësi të marr pjesë për shkak të pezullimit, dhe i është drejtuar gjithë orkestrës. Në këtë takim në mënyrë demonstrative ai ka deklaruar se përderisa e mbajnë duart, këmbët dhe mendja, ai do ta këtë punë me Tatijanën deri në fund”, thuhet në denoncimin e saj.

Nga Sindikata thonë se dokumentacioni dhe dëshmia e Petrushevskës ngrejnë pyetje serioze dhe alarmante për mënyrën se si Arsovski menaxhon institucionin më të madh kulturor kombëtar.

“Në vend të një menaxhimi të ligjshëm dhe të përgjegjshëm po krijohet imazhi i një institucioni të udhëhequr përmes presioneve, frikës dhe keqpërdorimit me detyrën. A është e vërtetë që drejtori ka ushtruar presion direkt mbi punonjësit që ta vazhdojnë punën ‘me çdo kusht’, pavarësisht pezullimit të paligjshëm të koleges së tyre edhe krahas deklaratave të tyre verbale dhe me shkrim se janë nën presion të fortë psikologjik dhe se nuk janë në gjendje ta vazhdojnë procesin e punës? Kjo nuk është më një çështje e brendshme e OBK-së, por një skandal serioz institucional”, reagojnë nga Sindikata dhe i bëjnë thirrje ministrit të kulturës, Zoran Ljutkov, të përgjigjet nëse do t’i mbrojë punonjësit e kulturës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close