
Në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia”, ku ish-drejtori Nino Vasev dhe dy mjekë akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm, përcjell TV21.
Procesi hyn në fazën e ekspertizave, me dëshmi nga Sllovenia dhe Serbia, ndërsa Vasev përballet edhe me akuzë për abuzim me detyrën dhe dëm financiar ndaj buxhetit të shtetit.



