
Deputeti Skender Rexhepi Zejdi, lider i Lëvizjes Populli dhe pjesë e koalicionit Fronti Europian, ka reaguar me shkrim në Facebook kundër projektit “Safe City”, duke theksuar se është pro sigurisë së qytetarëve, por kundër mënyrës se si po zbatohet ky sistem, përcjell TV21.
Sipas tij, projekti është i papërshtatshëm për realitetin e vendit për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore, ndëshkues sepse synon mbushjen e buxhetit përmes gjobave, si dhe diskriminues pasi zbatohet vetëm në disa qytete.
Rexhepi e cilëson gjithashtu projektin antikushtetues, duke theksuar se në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë gjuha shqipe është zyrtare, ndërsa softueri i sistemit është përgatitur vetëm në gjuhën maqedonase, çka sipas tij do të sjellë kosto shtesë dhe barrë financiare për buxhetin e shtetit.



