
Përpjekjet e VMRO-së për ta rrëzuar LSDM-në nga brenda po vazhdojnë përmes Petre Shilegovit. Kjo tashmë është e qartë për të gjithë. E vetmja gjë që nuk dihet është nëse Shilegovi është i shantazhuar apo i blerë?
Duke i pasur parasysh prirjet e tij, veset, dobësitë private dhe borxhet, tradhtia e Shilegovit ndaj partisë së tij dhe ndaj anëtarëve të LSDM-së është e pritshme.
Ashtu siç e paralajmëroi edhe kryetari Filipçe.
Gjithçka është e marrë vesh, e koordinuar dhe e sinkronizuar me VMRO-në, kuzhinat e tyre dhe oktapodin mediatik Alfa-ALTA.
Shilegov sonte përdori të njëjtën retorikë si në konferencat për shtyp dhe komunikatat e VMRO-së, se gjoja kemi qenë një “parti e izoluar” (termin i Mickoskit) që “ka ndenjur me Gruevskin”. Pse? Që ta shpëtojë Mickoskin nga akuzat se është kriminel!
Ky operacion special i VMRO-së po zgjat tashmë disa javë, çdo ditë.
Goditjet ndaj LSDM-së janë të ashpra: Gero, Ivona, Betmen, Naum, kuislingu Despotovski dhe në fund Shilegovi. Të gjithë komandohen nga një qendër e vetme: VMRO. Qëllimi është rrëzimi i LSDM-së.
Janë demaskuar. Dhe mënyra se si funksionon kjo lidhje, së bashku me Shilegovin, u tregua sonte.
Publikimet e portaleve nga kuzhinat e VMRO-së shkonin drejtpërdrejt, gjatë kohës që zgjaste emisioni; nuk pritnin as minuta – fyerjet e Shilegovit ndaj kryetarit Filipçe duhej të publikoheshin menjëherë.
Madje Geroski ishte mysafir edhe në një podkast, menjëherë pas përfundimit të emisionit. Herën e kaluar ai i koordinonte tekstet e Despotovskit.
Nuk ka më njeri që të mos e shohë këtë.
E gjithë kjo për shkak të zbulimit të tenderëve kriminalë të pushtetit dhe oktapodit mediatik Alfa-ALTA.
Mesazhi i LSDM-së për të gjithë ju është i qartë dhe i fuqishëm: përpjekjet për rrëzim nuk do të kenë sukses, nuk do të ndalemi, drejtësia do të fitojë.
Do të përballemi me të gjitha sulmet. LSDM nga kjo del vetëm më e fortë.
Disa përpjekje të tilla të dobëta nuk do të na lëkundin në luftën tonë për një Maqedoni të lirë dhe demokratike.
Në këtë luftë nuk jemi vetëm – do ta udhëheqim së bashku me të gjithë qytetarët e Maqedonisë që duan një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për veten dhe për fëmijët e tyre.
Maqedonia po kthehet në kohën e Gruevskit dhe Mijallkovit, por e dimë se pas errësirës gjithmonë vjen dielli!
Nuk do të dorëzohemi!
Lufta për një Maqedoni të lirë, demokratike dhe evropiane ka filluar!



