
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin e sotëm në TV21 ka shpalosur për herë të parë se është intervistruar nga gjykata speciale në Hagë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut që ndodhi në vitin 2001. Ahmeti më tej shtoi se ka deklaruar se ai qëndron pas çdo ushtari të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare se të gjithë kanë respektuar konventat e ndërkombëtare dhe se qëndron pas çdo dokumenti që ka nënshkruar si përfaqësues i asaj ushtrisë duke theksuar se për këtë përgjigjet ai jo ushtarët, shkruan Top24



