
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ditën e parë të punës e ka filluar duke pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. Limani dhe Ulusoy biseduan për çështje me interes të veçantë për Gostivarin, projekte dhe bashkëpunime që pritet të zbatohen në vitet në vijim sidhe vizituan shkollën fillore komunale “Mustafa Kemal Ataturk” dhe Universitetin Ndërkombëtar “Vision”, shkruan Top24
Është gjithmonë kënaqësi të pres për vizitë mikun tim, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy.
Gjatë takimit biseduam për çështje me interes të veçantë për Gostivarin, projekte dhe bashkëpunime që pritet të zbatohen në vitet në vijim.
Së bashku vizituam shkollën “Mustafa Kemal Ataturk” dhe Universitetin Ndërkombëtar “Vision”, me ç’rast u organizuan pritje të veçanta, për çka shpreh mirënjohjen time të sinqertë.



