LajmeMaqedoni

Kasami në takim me shoqatat që përfaqësojnë personat me nevoja të veçanta në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit që përfaqësojnë personat me nevoja të veçanta në Tetovë. Ky takim pune mes Kasamit dhe OJQ-ve është mbajtur në hapsirat e zyrës rinore në Tetovë ku ësht diskutuar për identifikimin e nevojave prioritare, diskutimin e sfidave aktuale si dhe shqyrtimin e mundësive për përmirësimin e shërbimeve komunale në fusha të rëndësishme si aksesueshmëria, transporti, edukimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale. shkruan Top24

“Gjatë diskutimit theksova rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës, organizatave përkatëse dhe partnerëve potencialë, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe politikave gjithëpërfshirëse. Si kryetar i Komunës së Tetovës, mbetem i përkushtuar për të vazhduar koordinimin dhe angazhimin aktiv në avancimin e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për personat me nevoja të veçanta.” shkruan Kasami përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close