
Kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, sot ka vizituar Shkollën Fillore “Liria” në Zherovjan”, ku është pritur nga drejtoresha Jetmire Ameti të cilën ka inkurajuar për suksese të vazhdueshme për stafin mësimor dhe nxënësit e kësaj shkolle me rezultate sa më të mira, shkruan Top24
“Gjatë kësaj vizite, u takuam me drejtuesit e shkollës, stafin arsimor dhe nxënësit, duke përcjellë mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse.
Ju uruam shumë suksese stafit të shkollës në punën e tyre të përkushtuar, si dhe nxënësve arritje sa më të larta në mësime. Gjithashtu shprehëm dëshirën dhe pritshmërinë që gjysmëvjetori i dytë të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot rezultate pozitive për të gjithë”, ka përfunduar postimin e tij, i pari i Bogovinës.



