LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani ka përshëndetur veprimin e Kishës Ortodokse për mbajtjen e meshës në dy gjuhë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot përmes një shkrimi në Facebook ka përshëndetur veprimin e Kishës Ortodokse Maqedonase për mbajtjen e meshës në dy gjuhë në Rostushë

“Ndonjëherë, pikërisht gjestet e qeta dhe të sinqerta janë ato që afrojnë njerëzit dhe ndërtojnë ura mes komuniteteve.
Ai shkruan se “Uji i qetë e gërryen bregun”

Në këtë frymë, përgëzime të veçanta për Ambasadorin shqiptar Meidani dhe për përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Maqedonase, Partenij për meshën dygjuhëshe në Rostushë, një akt i thjeshtë, por me domethënie të thellë, që solli njerëzit më afër dhe tregoi se respekti dhe bashkëjetesa jetohen përmes veprave, jo deklaratave.

Në fund, urime të përzemërta për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festave paqe, shëndet dhe mirësi në familjet tuaja”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook

Related Articles

Back to top button
Close
Close