
E gjithë Kosova ka hyrë në procesin e rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, për shkak të evidentimit të keqpërdorimit të votave.
Analisti politik, Argjend Softolli, në Klan Kosova tha se procesit zgjedhor në tërësi i ka humbur besueshmëria, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ai shtoi se personat që manipuluan me vota duhet të marrin dënimin e merituar.
“Mendoj që procesi zgjedhor në tërësi ka humbur kredibilitetin, prandaj është për të ardhur keq. Por besoj që kandidatët për deputetë të subjekteve politike të cilët kanë manipuluar duhet ta marrin ndëshkimin e merituar”, tha Softolli.
Ndërkohë, sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, thotë se manipulimi i votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit tregon krizë brenda partive politike, pasi siç tha ai, votat për subjektet politike nuk kanë ndryshuar ashtu siç pati dallim në disa prej kandidatëve për deputetë.



