Lajme

Ali Ahmeti kujton Jonuz Musliun: Mbetet në kujtesën tonë si një njeri i misionit nacional, i pathyeshëm përballë sfidave, që jetën ia kushtoi lirisë!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar një nga miqtë e tij të veprimtarisë kombëtare nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliun në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ahmeti e vlerëson lartë Jonuz Musliun duke shënuar se kontributi i tij mbetet në kujtesën tonë si një njeri i misionit nacional, i pathyeshëm përballë sfidave, që jetën ia kushtoi lirisë, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve. Angazhimi i tij në UÇPMB, në institucionet e Luginës dhe në përfaqësimin e kauzës shqiptare para faktorëve ndërkombëtarë, la gjurmë të pashlyeshme, shkruan Top24

 

Në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të Jonuz Musliut, kujtojmë me respekt të thellë një atdhetar dhe veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare.
Jonuz Musliu mbetet në kujtesën tonë si një njeri i misionit nacional, i pathyeshëm përballë sfidave, që jetën ia kushtoi lirisë, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve. Angazhimi i tij në UÇPMB, në institucionet e Luginës dhe në përfaqësimin e kauzës shqiptare para faktorëve ndërkombëtarë, la gjurmë të pashlyeshme.
Kontributi i tij për kauzën mbarëkombëtare dhe për të ardhmen evropiane të shqiptarëve mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë. Idealët për të cilët luftoi do të jetojnë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Jonuz Musliun!

Related Articles

Back to top button
Close
Close