
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Grenlanda, dhe këmbënguli se do të ndjekë planin e tij tarifor.
“Evropa duhet të përqendrohet në luftën me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë u ka sjellë kjo atyre”, tha Trump.
I pyetur nëse do të përdorte forcën për të pushtuar Groenlandën, presidenti tha: “Pa koment”.



