LajmeMaqedoniTopLajm

Martin Goxho kap kryqin e shenjtë në ujërat e ftohta të Liqenit të Ohrit

Më shumë se 300 notues sot u hodhën pas “kryqit të shenjtë” në ujërat e ftohta të Liqenit të Ohrit, për festën e Ujit të Bekuar. Më me fat ishte 29-vjeçari Martin Goxho i cili e kapi kryqin për herë të tretë. Tradicionalisht, ai së bashku me shoqërinë e tij sot do të vizitojnë shtëpitë e banorëve të Ohrit, duke ua uruar festën e madhe.

“Për herë të tretë në jetë e kap dhe dëshiroj që çdo i krishterë ortodoks dhe çdo besimtar ta përjetojë të paktën një herë në jetën e tij këtë bekim. A ishte ftohtë në ujë? Si çdo vit, ashtu edhe këtë. Dëshira është e madhe, kështu jemi rritur, ne që jetojmë në pjesën e vjetër të qytetit, jemi të kalitur me këtë traditë.”u shpreh Martin Godxho – kapës i kryqit në Ohër.

Për sigurinë e notuesve u kujdesën 5 ekipe mjekësore, ekipe të Kryqit të Kuq dhe zhytës. Temperatura e ujit ishte vetëm 8 gradë, ndërsa e ajrit 1 gradë.

“Ekipet e Kryqit të Kuq që ishin të angazhuar për kujdesin e sigurisë si në ujë ashtu edhe në tokë patën 17 ndërhyrje në ujë dhe 3 ndërhyrje në tokë. Kishim një të alivanosur para fillimit të ngjarjes, tani patëm një fëmijë të rrëzuar, i cili po trajtohet dhe gjithçka është në gjendjen më të mirë”, tha Sasho Toçkov – Kryqi i Kuq, Ohër.

Mijëra qytetarë nga vendi dhe jashtë ndoqën ngjarjen. Të pranishëm ishin edhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, kryetari i Ohrit, Kirill Pecakov, si dhe përfaqësues diplomatik.

“Lirisht mund të themi se ky është manifestimi qendror në Maqedoni. I respektuar nga të gjitha institucionet, por edhe nga një numër shumë i madh njerëzish që vijnë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, kemi edhe mysafirë nga jashtë”, tha Kirill Pecakov – kryetar i Ohrit.

Kapësi mori dhurata të shumta, ndërsa nga komuna një ikonë dhe një kryq të qëndisur me filigran, ndërsa festa vazhdoi nëpër lokalet e qytetit dhe nëpër çarshinë ku shërbehej raki e ngrohur. Në lumin Vardar në kryeqytetin Shkup pas kryqit u hodhën 160 besimtarë, mes tyre edhe një vajzë. Më me fat ishte 24-vjeçari Darko Mitroviq. Përndryshe, festa e Ujit të Bekuar shënohet që nga shekulli i dytë. Mendohet se në këtë ditë Shën Gjoni në lumin Jordan e pagëzoi Jezu. Krishtin

Related Articles

Back to top button
Close
Close