LajmeRajon

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me lajmet se gjyqtarit Gjoko Ristov i janë gjetur 350 mijë euro, të dyshuara si para të korrupsionit. Sipas Fetait, ky rast e rrënon edhe grimcën e fundit të besimit që ka mbetur në sistemin e drejtësisë. Ai vlerëson se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për “majen e ajsbergut” të një sistemi që, sipas tij, për vite me radhë ka mbrojtur të fuqishmit dhe ka shtypur qytetarët e zakonshëm. “Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se ky nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Gjoko Ristov, së bashku me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, i cili sot shëtit i lirë me Ferrari në Monaco”, shkruan Fetai. Për këtë arsye, ai kërkon që edhe këto vendime të hetohen deri në fund, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë i përfshirë. Në reagimin e tij, zëvendëskryeministri ngre pyetjen se sa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, sipas tij, fshihen pas togës së drejtësisë duke e përdorur ligjin si mbulesë për korrupsion. Në fund, Fetai thekson se puna që pret institucionet është e madhe, por se një gjë është e panegociueshme: veprim pa vonesë, hetime të plota, përgjegjësi konkrete dhe pastrim i një sistemi që ai e cilëson të kalbur deri në palcë.

Vendimi i KQZ-së për rinumërim të votave të 28 dhjetorit, për 28 komuna, ka bërë që kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci të deklarohet duke theksuar se “më në fund i doli tymi. E ditur dhe e pritur…”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Më në fund i doli tymi!

E ditur dhe e pritur, anulohen rezultatet e numërimit të votave nga zgjedhjet nacionale të 28 Dhjetorit dhe do të bëhet rinumërimi i tyre në 28 komuna. Asgjë e re, asgjë e papritur, çështje ishte vetëm koha kur do t’i dalë tymi, kur do ta shohin të gjithë se ka mjegull në proces dhe jo gjithçka është transparente dhe zbatim i ligjit.

Ka personalitete që kanë marrë pjesë një herë në zgjedhje dhe më kurrë nuk do të marrin pjesë, për shkak të dëmtimit të reputacionit që iu është bërë, jo nga qytetari apo mungesa e votave, por, nga mënyra e zhvillimit të procesit të zgjedhjeve dhe vjedhjeve të brendshme.

Tashmë, është e qartë se demokracia jonë e brishtë, është me sëmundje të dukshme, në procesin më të ndjeshëm, është e sëmurë në procesin zgjedhor. Vjedhja e votës, dëmton secilin qytetar i cili merr apo nuk merr pjesë në zgjedhje. Dëmton shtetin dhe besueshmërinë ndaj tij.

Kam qenë kundër listës me dhjetë kandidatë, sepse dyfishohej mundësia për të ndikuar në votë. Thuhet se mbi 50% e qytetarëve nuk i votojnë të gjithë 10 kandidatët e listës, të paraparë me ligj. Mendoj se lideri duhet të jetë bartës i listës, i lidhur me votën e subjektit politik dhe të votohet vetëm një kandidat.

Këto numërime të votave dëshmuan se ligji mund të jetë i mirë, por, kërkohet zbatimi i ligjit si pjesë e pandashme e procesit zgjedhor demokratik. Pres të veprojë ligji në këtë rast, të ndërmerren hapa urgjent për digjitalizimin e votimit dhe ndryshimi i ligjit, një votë – një kandidat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close