LajmeMaqedoniTopLajm

Fëmija i zhdukur gjendet në Tetovë – pretendon se një person i panjohur i ka dhënë marihuanë

Një rast shqetësues është raportuar më 17.01.2026 në ora 20:35, kur M.M. dhe Xh.M. janë paraqitur në SP Tetovë për të njoftuar se kanë gjetur djalin e tyre të mitur, të lindur në vitin 2015, i cili më herët gjatë ditës ishte raportuar si i zhdukur.

Sipas deklaratës së prindërve, fëmija ka treguar se një person i panjohur i ka dhënë marihuanë. Lidhur me rastin janë njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe prokurori publik, ndërsa policia ka nisur hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close