
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, shkëlqesinë e saj Angela Aggeler me të cilën diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit duke vlerësuar se SHBA-të janë partner strategjik të Maqedonisë së Veriut u shpreh kryeministri Mickovski përmes një postimi, shkruan Top24
Sot u mbajt një takim lamtumirës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler.
Në takim u shpreh mirënjohje e sinqertë për angazhimin e saj, mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e rëndësishëm në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe mbi rëndësinë e partneritetit strategjik dhe vlerave të përbashkëta demokratike. Ambasadores Aggeler iu urua sukses i mëtejshëm në angazhimet e saj profesionale të ardhshme.



