
Kandidati i AKI-së, Valbon Limani sot edhe zyrtarisht morr çertifikatën si kryetar i komunës së Gostivarit u iciki pas çertifikimit para mediave theksoi do të punojë me nderë dhe përkushtim për të gjithë qytetarët, shkruan Top24
Limani theksoi se gjatë kampanjës edhe slloganin e kishim “Me Gostivarin në zemër” , në zemër janë fëmijët e mrekullueshëm që mbushin shkollat, rinia që kanë nevojë për ndihmën tonë , në Gostivar janë gjyshërit, prindërit motrat dhe vëllezërit që e bëjnë këtë qytet nga fshati më i largët e deri në qendër dhe çdo pëllëmbë në këtë qytet, secila punë që do të bëhet premtoj se do të punojmë me Gostivarin në zemër.
“Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nderë, përkushtim e frymëzim për secilin nga ju, e padyshim se do të punojë me Gostivarin në zemër”, tha kryetari i ri i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.



