
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në 27 vjetorin e masakrës së Reçakut përmes një postimi ka kujtuar këtë datë si një nga kapitujt më tragjikë të historisë së Kosovës, shkruan Top24
Sot, më 15 janar, përkujtojmë masakrën e Reçakut, një nga kapitujt më tragjikë të historisë së Kosovës. Nderojmë jetët që u shuan, familjet që mbetën me boshllëk dhe një popull që vazhdon të kërkojë drejtësi. Në atë ditë, civilë shqiptarë, të pafajshëm, u vranë në një akt që shkundi ndërgjegjen e botës. Dhe, ky kujtim i dhimbshëm është i domosdoshëm për të treguar të vërtetën dhe për të ruajtur historinë e tyre.
Masakra e Reçakut mbetet një shenjë e përjetshme se respekti për jetën dhe lirinë është themeli i stabilitetit, paqes dhe bashkëjetesës, dhe ky respekt duhet të vazhdojë pa u ndalur!



