Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e riorganizimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, kësaj radhe në degën e Çuçer Sandevës, ku në kuadër të Kuvendit Zgjedhor është zgjedhur udhëheqësia e re.
Në këtë kuvend, ku morën pjesë anëtarë, aktivistë dhe drejtues të lartë të partisë, të pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Me votën e anëtarësisë, drejtimi i degës në Çuçer Sandevë iu besua Elham Aliut, i cili pas zgjedhjes falënderoi për besimin e dhënë, duke premtuar angazhim, bashkëpunim dhe transparencë në drejtimin e strukturës partiake.
Përmes këtij procesi, Aleanca për Shqiptarët po synon forcimin e organizimit të brendshëm dhe kompletimin e strukturave në të gjitha degët, në prag të Kongresit të ardhshëm të partisë.


