LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: William Walker, faktoi krimin dhe e bëri të qartë para botës se politika e Millosheviçit nuk mund të tolerohej më

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin  etij ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Reçakut një nga masakrat që alarmoi faktorin ndërkombëtarë dhe që përmes ambasasdorit të OSBE-së William Walker, i cili faktoi krimin dhe e bëri të qartë para botës se politika e Millosheviçit nuk mund të tolerohej më, shkruan Top24

15 janari 1999 mbetet një ditë e dhimbshme kujtese. Atë ditë, 45 shqiptarë u masakruan në Reçak nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.
Ambasadori amerikan i OSBE-së, William Walker, faktoi krimin dhe e bëri të qartë para botës se politika e Millosheviçit nuk mund të tolerohej më. Kjo ngjarje ndryshoi rrjedhën e zhvillimeve, çoi në Konferencën e Rambujesë dhe më pas në ndërhyrjen e NATO-s, duke hapur rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.
Serbia, edhe sot, nuk i ka pranuar gjenocidet e kryera dhe nuk është distancuar nga politikat millosheviçiane. Përkundrazi, kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen, ndërsa veprimet destabilizuese në rajon sponsorizohen nga shteti serb.
Siç thoshte Arben Xhaferi, gabimi i faktorit ndërkombëtar ishte se lejoi përfundimin e luftërave pa u emëruar fajtorët. Prandaj, faktori politik shqiptar duhet të jetë i bashkuar për ta përballur Serbinë vazhdimisht me të kaluarën e saj gjenocidale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close