
Pas më shumë se tre orësh, përfundoi takimi i liderëve, i cili nisi saktësisht në mesditë në Klubin e Deputetëve, ku u ulën vetëm pesë politikanë.
Përveç Mickoskit (si përfaqësues i koalicionit rreth VMRO-DPMNE-së), të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM-it, Goran Minçev, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ndërsa nga opozita morën pjesë liderët e BDI-së dhe të Levicës, Ali Ahmeti dhe Dimitar Apasiev.



