LajmeSport

Barcelona njofton nëshkrimin e Kanselos, por më pas fshin postimin. Çfarë ndodhi?

Në orët e fundit, Barcelona njoftoi nënshkrimin e Zhoao Kanselos, por postimi u fshi më vonë. Por çfarë ndodhi?

Sipas Jijantes, zyra e shtypit e publikoi gabimisht lajmin edhe pse të gjitha detajet e marrëveshjes nuk ishin finalizuar ende. 31 vjeçari vjen nga Al Hilal në huazim deri në fund të sezonit dhe tashmë i është nënshtruar vizitave mjekësore këtë mëngjes.

Ndërkohë, një konferencë për shtyp është thirrur për në orën 16:45, me sa duket për të njoftuar mbrojtësin portugez, i cili kërkohej gjithashtu nga Interi këtë afat kalimtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close