LajmeSport

Barazim spektakolar në Inter-Napoli

Ndeshja Inter–Napoli kishte gjithçka përveç fituesit. Kryesfida e javës në Serinë A përfundoi 2-2 mes spektaklit, protestave dhe pengesave të shumta, duke lënë gjithçka të hapur në garën për titullin kampion.

Ishin zikaltrit fillimisht që kaluan në avantazh në minutën e 9-të me Federico Dimarcon. Napoli reagoi duke barazuar rezultatin me McTominay, që lëvizi bukur brenda zonës.

Spektakli i sfidës u shtua në 20 minutat e fundit, kur këmbëngulja e Interit për fitoren solli një moment vendimtar: penalltinë për skuadrën e Kivut dhe tërbimin e trajnerit Conte, që u largua me karton të kuq.

Çalhanoglu nuk gaboi nga pika e bardhë. Festa e vendasve zgjati pak, pasi sërish McTominay barazoi rezultatin për ta mbyllur sfidën në paqe.

Trajneri i zikaltërve, Cristian Kivu, nuk i kurseu ironitë me gazetarët për Conten.

“Këtë herë nuk mësova asgjë prej tij, sepse isha i përqendruar në ndeshjen time për t’i dhënë skuadrës këshillat e duhura. Por Conte e ka treguar ndër vite aftësinë e tij, aq sa ju e dashuroni kaq shumë”, tha trajneri i Interit.

Në anën tjetër, numri një i napolitanëve refuzoi të dilte për mediat.

“Më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës në të dyja momentet që pësuam gol. Conte nuk preferoi të vinte. Ishte një moment gjaknxehtësie që ndodh në ndeshje të tilla”, tha trajneri i Napolit.

Barazimi në “San Siro” nuk ndryshoi as klasifikimin në krye të tabelës, ku vazhdojnë të qëndrojnë zikaltrit. Milani nuk përfitoi dot, pasi u ndal ndaj Fiorentinës 1-1. Fillimisht ishin vendasit që shënuan me Comuzzo-n, ndërsa Nkunku shpëtoi kuqezinjtë me një gol në fund.

Related Articles

Back to top button
Close
Close