LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani shpall fitoren: Jam kryetar i të gjithë gostivarasve(VIDEO)

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka konfirmuar fitoren në Komunën e Gostivarit pas përfundimit të numërimit të plotë të votave. Limani ka marrë 64 për qind të votave, duke dalë fitues përballë kundërkandidatit Nevzat Bejta nga lista e VLEN-it, me një epërsi të konsiderueshme prej 2 me 1.

Duke folur për mediat, Limani ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve për besimin e dhënë, duke theksuar se ky rezultat për të dhe ekipin e tij përbën një obligim shtesë për punë të ndershme, transparente dhe të përkushtuar në shërbim të zhvillimit të komunës.

“Jam i falënderuar për mbështetjen e madhe të qytetarëve. Kjo fitore na obligon të realizojmë projektet dhe pritjet që qytetarët kanë ndaj nesh,” ka deklaruar Limani.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close