LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti pas triumfit: “Tentuan sabotim, por populli fitoi!”(VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbajtur fjalim pas fitores, ku uroi Valbonin dhe Isimin për shëndet, suksese dhe punë të mbarë në detyrat e tyre të reja.shkruan Top24

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime dhe që vendosën për të ardhmen e brezave, duke theksuar rëndësinë e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare.

Ahmeti shprehu mirënjohje të veçantë për shefat e shtabeve zgjedhore, si ata lokalë ashtu edhe komunalë, për angazhimin dhe punën e palodhur gjatë fushatës.

Një mesazh të veçantë e kishte edhe për ata që nuk i kanë votuar Valbonin dhe Isimin: “Ata janë përfaqësues të të gjithë qytetarëve dhe do të punojnë për të gjithë qytetarët e Gostivarit, pa dallime.”

Ai ngriti shqetësime për parregullsi gjatë procesit zgjedhor në disa komuna si Gostivari dhe Vrapçishti, duke përmendur manipulime, inxhiniering politik dhe bojkot si forma sabotimi.

Gjithashtu, Ahmeti falënderoi aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Aleancës për Shqiptarët për përkushtimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se kjo fitore është rezultat i një pune të përbashkët dhe sakrificës.

Në fund, ai dërgoi një mesazh për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut: “Ne do të punojmë për të mirën e të gjithëve.” shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close