LajmeMaqedoniTopLajm

Gostivar: Avantazh i madh për Valbon Limanin, procesi i numërimit ende në vijim

Sipas informacioneve që vijnë nga shtabi i AKI-së, ku po vazhdon procesi i numërimit të votave në Komunën e Gostivarit, kandidati Valbon Limani po kryeson ndaj kundërkandidatit të tij Nevzat Bejta, i cili garon nga radhët e koalicionit VLEN.

Burime nga shtabi bëjnë të ditur se në një numër të konsiderueshëm vendvotimesh, Limani ka siguruar pothuajse dyfishin e votave në krahasim me Bejtën. Procesi i numërimit po zhvillohet në përputhje me procedurat zyrtare të Komisionit Zgjedhor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close